Zgjedhjet presidenciale në SHBA kanë prekur jo vetëm personalitete por edhe personazhet e njohur. Kështu, pas Katy Perryt e cila u zhvesh nudo në mbështetje të kandidates Hilary Clinton, vjen Chris Brown i cili më shumë duket se mban një qëndrim asnjanës. Reperi amerikan ka postuar në profilin e tij në Instagram një parodi të sjellë nga Scot Rewind, ku mund të shihni “Trump” dhe “Clinton” ashtu siç nuk i kishit parë ndonjëherë; me debat nëpëmjet kërcimit break-dance.
Shumë prej qytetarëve amerikanë e kanë parë këtë parodi para debatit Trump-Clinton dhe mendojnë se ua ka bërë atë më pak të mërzitshëm.