Sa moment i sikletshëm!
Një incident ka ndodhur sonte në Eurovision. Një fans është ngjitur në skenë dhe teksa po performonte këngëtarja e Britanisë së Madhe ai i mori mikrofonin. Këngëtarja SuRie ia doli të menaxhonte situatën, ndërsa truprojat u ngjitën në skenë dhe ndaluan fansin. Zyrtarët e spektaklit morën më pas vendimin që Britania mund të përformojnë edhe një herë nëse ka dëshirë, pasi të kenë mbaruar të gjitha performancat e tjera, por SuRie dhe skuadra e saj ishin shumë krenarë për perfomancën e tyre dhe për ta nuk ka asnjë arsye të performojnë edhe një herë.