INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Për të rënë nga pesha, në fillim stërvisni mendjen

Për të rënë nga pesha, në fillim stërvisni mendjen

Publikuar më: 01:00 30-11--0001

Trupi nuk mund të bëjë asgjë pa mendjen, këtë e dinim por kjo vlen shumë edhe për ata që shkojnë në palestër apo që stërviten.

Studiues të shumë dhe trajnerë thonë se nëse dikush do të ketë ndryshime në trup, për tu dobësuar apo tonifikuar fillimisht duhet të stërvitë mendjen e më pas trupin.

Pra, sipas tyre nuk mund të shkosh të stërvitësh trupin pa ‘stërvitur trurin’. Shpesh nuk e kuptojmë se sa i mirë është ushtrimi i mendjes sonë.

Jo vetëm që djegim yndyrë dhe ndërtojmë muskuj kur punojmë, por gjithashtu i bëjmë mirë edhe trurit. Themeluesi i Boom Cycle, Hilary Rowland, flet për qasjen mbi stërvitjen me intensitet të lartë dhe ajo ka vënë disa arsye përse ne duhet të mendojmë përpara trupit tanë kur stërvitemi. Kryesorja është të marrësh frymë thellë dhe të mendosh për ushtrimet që do bësh me pozitivitet dhe optimizëm për ndryshime.

Na bën më të mençur. ‘Ushtrimi i rregullt inkurajon neurogjenezën, e cila është rritja e qelizave të reja të trurit. Kjo na lejon të përqendrohemi më mirë dhe të mësojmë më shpejt, “tregon ajo për Metro.co.uk. Mban kujtimet tona në mendje.

‘Ushtrimi përmirëson kujtesën dhe prodhon kimikate që reduktojnë uljen e hipokampusit ose kujtesës. Mund të ndihmojë me disa probleme të shëndetit mendor dhe çliron stresin.

Article Logic
Execution time: 0.0024571418762207