Ëndrrën Amerikane mund të mos e realizonin dot për shkak të mashtruesve, të cilët po qarkullojnë së fundmi në rrejtet online. Për këtë arsye Ambasada amerikane në Tiranë u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë të mbrohen nga mashtrimet mbi vizat në Internet.
Ambasada sqaron:
"Rregullisht, ne kontaktohemi nga individë që kanë qenë viktima të mashtrimit të vizave. Mashtrimet zakonisht përfshijnë faqe interneti të rreme, adresa emaili dhe kërkesa për tarifa shtesë që duhet të paguhen për të marrë një vizë. Edukoni veten në mënyrë që të mos bëheni viktimë e një mashtrimi!"