INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Për tu habitur sa njerëz e kanë parë trailerin e

Për tu habitur sa njerëz e kanë parë trailerin e "Fifty Shades Darker" [VIDEO]

Publikuar më: 12:21 16-09-2016

Nëse ditët e fundit keni parë rreth vetes njerëz të shqetësuar, duke u përplasur cepave apo super të djersitur, me siguri të gjithëve u punon mendja tek traileri i ri i filmit "Fifty Shades Darker".

Tashmë nuk ka më dyshime se cdokush në planetin Tokë e ka parë trailerin i cili përfshin më shumë skena me maska se vetë filmi "The Mask". Në fakt është konfirmuar së fundmi se traileri zyrtar i serisë së dytë të "Fifty Shades of Grey" është parë në YouTube plot 114 milionë here, në 24 orë. Sigurisht, 113 milionë prej tyre janë vetëm nga një përdoruese e quajtur "iLLSwallowYourChristiaNGrey-vy69". Kjo e fundit një shaka, ndonëse ajo që nuk është aspak një shaka është fakti se shikimet e këtij traileri kanë arritur t'ia kalojnë edhe atyre të filmit "The Force Awakens" i cili deri më tani mbante vendin e parë. Gjithsesi për të parë më tepët skena nga Christian Grey teksa bën pompa dhe shfaq muskujt e tij, do të na duhet të presim deri ditën e Shën Valentinit, kur do të publikohet filmi!

Article Logic
Execution time: 0.0035300254821777