INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Për zyrtaren britanike, Truss, Shqipëria s’ka lidhje me Britaninë është vendi më i varfër në Evropë

Për zyrtaren britanike, Truss, Shqipëria s’ka lidhje me Britaninë është vendi më i varfër në Evropë

Publikuar më: 13:03 25-04-2016

Sekretare e shtetit për ambientin dhe ushqimin në Britani, Elisabeth Truss, ka komentuar për Times mbi fushatës disa ditore të nisur nga britanikët për daljen nga BE, duke marrë për shembull Shqipërinë.   
Ajo duket e ftohtë kur jep këtë përgjigje: “Të kopjosh Shqipërinë nuk është një ambicie. Shqipëria përshkruhet jo si një vend prioritar për në Bashkimin Evropian, por si një vend i varfër, madje, më i varfri në Evropë.”

Pjesë nga komentet e saj:

“Do të ishte qesharake të braktisësh gjithë këtë për një marrëveshje siç e ka Shqipëria ashtu siç është propozuar nga ata që udhëheqin fushatën e largimit nga BE. Shqipëria jo vetëm është një nga vendet më të varfra në Evropë dhe nuk ka asgjë të ngjashme me Britaninë edhe kanë 6 vjet që negociojnë. Nuk kanë akses të plotë në tregtinë e lire, që do të thotë më pak investime, më pak vende pune dhe çmime më të larta.”
Truss thekson se fatura e humbjeve vetëm në tregun e shërbimeve do të arrijë 100 miliardë pound nëse aplikohet modeli shqiptar i negocimit.

Article Logic
Execution time: 0.0036900043487549