Pak më parë policët francezë ishin përballë protestuesve të ashtuquajtur jelekët e verdhë.
Por në një moment krejt ndryshe nga sa mendohet policët u përballën me protestuesit jo me dhunë por duke hequr kasketat me të cilat mbroheshin gjatë ditëve të dhunshme
Një veprim i cili ka marrë duartrokitjet e protestuesve që kënduan edhe himnin kombëtar.
Një video e tillë është bërë virale dhe tregon një kulturë komunikimi dhe se dhuna nuk është asnjëherë përgjigja e duhur.
Sot qeveria njoftoi se do të pezullonte vendimin për rritjen e taksës për karburantët edhe pse jelekët e verdhë nuk janë aspak të bindur.