INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përballja e 3 shqiptareve dhe gjithçka që keni humbur nga eventi i rëndësishëm i muzikës AMA-s, i shihni këtu [FOTO]

Përballja e 3 shqiptareve dhe gjithçka që keni humbur nga eventi i rëndësishëm i muzikës AMA-s, i shihni këtu [FOTO]

Publikuar më: 12:24 10-10-2018

Mbrëmjen e djeshme në Los Angeles është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimeve “American Music Awards”.  Në mbrëmjen muzikore të AMA- s performoi edhe Mariah Carey. Këngëtarja dhuroi për publikun një performancë të këngës “With You”.

Taylor Swift këndoi këngën e saj të fundit “I Did Something Bad” dhe ishte më e vlerësuara e mbrëmjes, e cila theu dhe rekodrin e Whitney Huston si femra më me shumë çmime në të gjithë historinë e AMAs dhe rekordin për artistët në përgjithësi. Taylor eshte automatikisht këngëtarja që ka fituar numrin më të madh të çmimeve AMA ndonjëherë.

Camila Cabello ka rrëmbyer plot 3 çmime mbrëmë në American Music Awards. Ajo ka fituar çmimin si “Artistja e re më e mirë e vitit”, “Bashkëpunimi më i mirë i vitit” si dhe çmimin “Kënga më e mirë pop/rock”.
Gjithashtu edhe reperja e njohur Cardi B ka fituar 3 cmime si: “Kënga e preferuar Rap/Hip-Pop, “Kënga e preferuar Soul/R&B, “Artisti e preferuar Rap/Hip-Pop, ku këtë të fundit ia rrëmbeu çmimin Drake. Cardi B me dhe J Balvin performuan këngën ndoshta më të dëgjuar të kësaj vere “I like it”

Tre shqiptaret Bebe Rexha, Dua Lipa dhe Rita Ora ‘pushtuan’ tapetin e kuq të American Music Awards mbrëmjen e së martës. Bebe ishte nominuar në dy kategori por nuk arriti të rrëmbejë asnjë çmim në eventin e madh muzikor.

Dua Lipa u nominua në kategorinë ‘Artisja e re e vitit’ por nuk fitoi. Ndërkohë Dua dha një performancë fantastike të këngëve të saj ‘One Kiss’ dhe ‘Electricity’.

Rita ishte prezantuese në AMAs ndërkohe nuk ishte nominuar në asnjë kategori.


Përpos perfromancave të mrekullueshme dhe çmimet e fituara, ky event tërhoqi vëmendjen edhe për veshjet që kishin veshur këngëtarët, por jo vetëm. Tapeti i kuq i AMA’s ishte plot shkëlqim, hijeshi, bukuri dhe elegancë.

Jennifer Lopez shkëlqeu në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “MTV American Music Awards”. 49-vjeçarja parakaloi tapetin e kuq me një fustan pink, si një kukull “Barbie” të krijuar nga duart e stilistit libanez. Ajo është konsideruar si e veshura më mirë në këtë event.

jennifer-lopez2.jpg

 

 

Bebe Rexha u shfaq në tapetin e kuq e veshur me një fustan bardhë e zi me temina dhe me flokët bjonde.

1048368858-1024x1024.jpg

 


Dua Lipa shkëlqeu në tapetin e kuq e veshur me një fustan të bardhë, ku e kane krahasuar me një sirenë. Rita Ora, e cila njihet për guximin në përzgjedhjen e veshjeve, mbrëmë dukej absolutisht fantastike,me fustanin e zi voluminoz dhe këpucët nga Sophia Webster.

dua-lipa.jpg

 


Cardi B dukej si një buqetë me lule në tapetin e kuq.

cardi-b2.jpg

 


Taylor Swift preferoi një fustan të argjendtë Balmain shoqëruar me çizme të gjata.

taylor-swift4.jpg

 

 

Ciara ka tërhequr vëmendjen me fustanin e shkurtër metalik.

ciara.jpg

 


Camila Cabello nuk ka preferuar fustan, por një palë pantallona të zeza, po që dukej mjaft mirë.

Camila-Cabello-.jpg

 


Gjithashtu vëmendje ka marr edhe veshja e Halsey, e cila kishte preferuar një fustan të shkurtër para dhe të gjatë mbrapa ngjyrë rozë.

halsey.jpg

 


Vanesa Hudgens xhens ka shkëlqyer me fustanin e gjatë mëndafshi ngjyrë rozë të lehtë.

vanessa-hudgens2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0023140907287598