Ishte pikërisht data 13 shtator e vitit 2016, rreth orës 17:15 ku në parkingun para hotelit “Sëiss Diamond”, ndodhi një përleshje mes dy prej grupeve më të mëdha të reperëve, ata të OTR-së nga Shqipëria dhe BabaStars nga Kosova.
Përplasja që shkaktoi më shumë bujë ishte ajo mes reperit Noizy dhe Cozmanit.
Noizy fillimisht i është vërsulur Cozman-it të cilit i është afruar derisa ishte duke ndenjur në automjetin e markës “Range Rover” dhe me grusht e ka goditur në pjesën e tëmthit dhe e ka shtyrë në automjet.
Më pas Noizy është goditur me armë ku e pamë të futej në sallën e operacionit për të kryer ndërhyrje kirurgjikale për të larguar plumbin nga trupi.
Sipas aktakuzave personi që e ka goditur Noizyn me armë është Albert Krasniqi i cili ishte në makinë së bashku me Cozman.
Pritet që çështja ti kalojë gjykatës për dhënien e vendimeve finale pasi kemi të bëjmë me një vepër penale sulmi.