INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përbërësi “magjik”. Si vera e kuqe ndihmon astronautët në hapësirë?

Përbërësi “magjik”. Si vera e kuqe ndihmon astronautët në hapësirë?

Publikuar më: 09:44 31-07-2019

Vera e kuqe është një pije e cila është cilësuar një prudukt që ndikon në trupin e njeriut.Së fundmi një studim shkencor ka arritur në përfundimin se vera e kuqe është një element shumë i rëndësishëm që mund të ndihmojë edhe astronautët në hapësirë.

Kërkuesit e Harvard theksuan se agjenti kimik njohur si resveratrol një përbërës që gjendet tek lëkura e rrushit dhe boronicës ndihmon në ruajtjen e funksionit të muskujve kur graviteti zvogëlohet  dhe mund të zbusë atrofinë e muskujve një fenomen që përjetohet nga astronautët në hapësirë.

Duke komentuar për Euronews një nga kërkuesit e studimit  u shpreh se muskujt e astronautëve përjetojnë përvojën e dekushtëzimit në hapësirë për shkak të mungesës së gravitetit. Muskujt që preken më shumë janë ato posturale siç është pjesa e pulpës.

Në Tokë, nënvizojnë kërkuesit ata na ndihmojnë të punojmë kundër gravitetit dhe ta ruajmë trupin drejt.

Ndërsa në hapësirë, këta muskuj nuk janë më të nevojshëm, dhe për këtë arsye trupi ynë përshtatet dhe ndodh atrofia e shpejtë e muskujve.

Në Tokë, muskujt përmbajnë fibra të cilat kontraktohen ngadalë, të njohura si fibra të ngadalta, të cilat na lejojnë të punojmë kundër gravitetit.

Në hapësirë, mungesa e gravitetit bën që këto fibra të ndryshojnë dhe tkurren më shpejt.Në dallim nga fibrat me dyndje të ngadalta, këto fibra pësojnë më shpejt lodhje, gjë që përbën problem për astronautët kur ata kthehen në Tokë.

Mjekët shprehen se agjenti kimik resveratrol është një përbërës anti-oksidues, anti-diabetik dhe anti-inflamator, që ndihmon në shmangien e këtij fenomeni. Efekti i saktë i këtij përbërësi në muskuj është akoma “relativisht i panjohur”, megjithëse ekzistojnë disa prova të forta që mbështesin hipotezën se ai mund të ruajë masën e muskujve.Megjithatë ata këshillojnë që përtej studimit astronautët duhet ta pijnë verën në mënyrë të moderuar.

Article Logic
Execution time: 0.0037779808044434