Para pak ditësh lajmi i grindjes së dy kushërirave Beatrix Ramosaj dhe Anxhelina Hadërgjonaj, bëri bujë në mediat rozë.
U raportua se dy kushërirat janë konfliktuar me njëra-tjetrën dhe nuk ndajnë të njëjtin raport si më parë. Lajmi u konfirmua edhe më shumë me faktin se ato nuk e ndjekin më njëra-tjetrën në “Instagram” dhe më pas u tha që arsyeja është “make up” artisti i famshëm Ariel.
Por gjërat qenkan më serioze se kaq, sepse siç duket Beatrix Ramosaj ka shkëputur marrëdhënien edhe me tezen e saj Albërije Hadërgjonaj. Trixa nuk ndjek më në Instagram, as Albërije, as motrën e Anxhëlinës, Agnesa Hadërgjonajn.
Çfarë të ketë ndodhur mes tyre?