Jane luajtur ndeshjet e kthimit cerekfinale te Kupes se Shqiperise ne futboll. Tirana-Flamurtari ishte ndoshta ndeshja më emocionuese në çerekfinalet e kthimit të Kupës së Shqipërisë në futboll dhe jo pak surprizoi kualifikimi i vlonjatëve për më tej.
Skënderbeu nuk ishte në formën optimale kundër Vllaznisë, por pavarësisht impenjimit për t’u kritikuar sidomos në fundin e ndeshjes në Korçë, ia doli të kalojë në katër më të mirët e turneut.
Kualifikim dhe festë për Kukësin në shtëpi pasi Kloadian Duro shpëton pankinën, ndërsa verilindorët mbesin në garë për Kupën. Stadiumi falas ishte vetëm njëri nga motivet e mbushjes së impiantit pasi në diskutim ishte kualifikimi i cili u arrit me fitoren e pastër 2-0 kundër Teutës.
Rezultatet jane:
Partizani – Laci 1-0
Kukesi – Teuta 2-0
Tirana – Flamurtari 1-2
Skenderbeu – Vllaznia 2-1
Jane kualifikuar per ne gjysmefinale ekipet e Lacit, Kukesit, Flamurtarit dhe Skenderbeut.