INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përcaktohet fati i “Piramidës”, ja çfarë do ndodhë me të

Përcaktohet fati i “Piramidës”, ja çfarë do ndodhë me të

Publikuar më: 20:08 07-12-2016

Këshilli i Ministrave ka vendosur ditën e sotme që t’ia heqë nga pronësie “Piramidën” Ministrisë së Kulturës dhe t’ia kalojë atë Bashkisë së Tiranës.
Në vendim, thuhet se “Piramida” do të përdoret për si një qendër shumëfunksionale, për organizim eventesh, ekspozitash dhe gjërave të ngjashme.
Në këtë mënyrë, “Piramida” pritet të risillet sërish në jetë.

VENDIMI:
Kalimin në pronësi, nga Ministria e Kulturës (Qendra Ndërkombëtare e Kulturës “Arbnori”) te Bashkia Tiranë, të pronës me numër pasurie 1/53, të ndodhur në zonën kadastrale 8160, me sipërfaqe trualli dhe ndërtese 4 294 (katër mijë e dyqind e nëntëdhjetë e katër) m2, sipas planimetrisë bashkëlidhur, për t’u përdorur si qendër shumëfunksionale për organizimin e eventeve sociale, promovimin e artit, të kulturës dhe të teknologjisë.
Pika 2, e vendimit nr.286, datë 8.8.1991, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës”, shfuqizohet.
Ngarkohen ministri i Punëve të Brendshme, ministri i Kulturës, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, kryetari i Bashkisë Tiranë dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Article Logic
Execution time: 0.0033650398254395