INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''PËRÇARJA'' tek LSI/ Ja kush janë tre deputetët që pranojnë mandatin [EMRAT]

''PËRÇARJA'' tek LSI/ Ja kush janë tre deputetët që pranojnë mandatin [EMRAT]

Publikuar më: 13:13 01-03-2019

Ish-deputeti i Partisë Republikane, Ylli Shehu, ka dorëzuar këtë të premte formularin e dekriminalizimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Një hap të ngjashëm kanë ndjekur edhe Aurora Mara, kandidate po e LSI-së në Qarkun e Dibrës, si dhe Enver Roshi, kandidat i LSI-së në Qarkun e Elbasanit, duke shprehur kështu vullnetin për pranimin e mandatit.

Tri kandidatët e LSI-së pritet të marrin mandatet e lëna nga ish-deputetët LSI-stë në Qarkun e Tiranës, Dibrës dhe Elbasanit, pas vendimit të opozitës së bashkuar për djegien e mandateve të deputetëve opozitarë.

Plotësimi i formularit të dekriminalizimit, me vetëdeklarim, është hapi paraprak përpara se KQZ-ja të dorëzojë mandatin te një kandidat për deputet.

Article Logic
Execution time: 0.0035769939422607