INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përçarje në shoqni?! Ja si i përgjigjet Cozman fjalëve për prishje të miqësisë me Majk [FOTO]

Përçarje në shoqni?! Ja si i përgjigjet Cozman fjalëve për prishje të miqësisë me Majk [FOTO]

Publikuar më: 18:25 04-01-2017

Në këtë vit të ri, u duk sikur ka plasur “bomba” në familjen Babastars, ku prej disa ditësh është përfolur për një përçarje të mundshme të grupit, mes Skivit dhe Agon Amigës, si dhe Cozman e Majk. Cozman me të vërtetë tha “Ishalla keni shoqni të mirë sivjet”, postim ky që ngjalli shumë dyshime te fansat, por ai nuk qëndron dot larg shoqërisë së vjetër. Pikërisht këtë mënyrë ka zgjedhur reperi i njohur për t’u dhënë fund thashethemeve se ai dhe Majk kanë patur “konflikt” me njëri-tjetrit. Fenix Boy ka postuar një foto në Instagram, në të cilën ai ndodhet në një kafene me anëtarët e Babastars, Majk, Onat dhe Dj Marshall Jungle! Nuk mund të mungonte mbishkrimi që i bashkon ata “muzika, Babastars, shoqnia! 

Article Logic
Execution time: 0.0037260055541992