Raporti, Treguesit e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2015 i Organizatës Transparency International, ka vendosur Shqipërinë në vendin e 88-të me 36 pikë, ndryshe nga viti 2014 kur ishte në vendin e 110-të.
Ky është një përparim për vendin tonë, po gjithësesi Shqipëria e Kosova sërisht renditen më keq se vendet e tjera të rajonit. Kosova e e cila në vitin 2014 ishte në vendin e 110-të, në 2015 është radhitur e 103-ta me 33 pikë, e është në të njëjtat nivele me Etiopinë e Moldavinë.
Sipas raportit, Mali i Zi radhitet në pozicionin më të favorshëm se vendet e tjera të rajonit, me 61 pikë, e më pas vjen Maqedonia me 66 pikë, Serbia me 71 dhe Bosnja dhe Hercegovina në vendin e 76-të.
Maqedonia është ajo që ka rënë dy vende më poshte, ndërsa shtetet e tjera kanë shënuar përparim.
Më mirë nga të gjitha shtetet është Danimarka, ndërsa shkallë më të lartë të korrupsionit e ka Koreja e Veriut dhe Somalia.