INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Perceptimi për trupin perfekt të femrës ka ndryshuar ndër vite. Çfarë quhej seksi atëherë e çfarë tani [FOTO]

Perceptimi për trupin perfekt të femrës ka ndryshuar ndër vite. Çfarë quhej seksi atëherë e çfarë tani [FOTO]

Publikuar më: 16:57 27-02-2017

Mbi cilat kritere mbështetemi për të përcaktuar nëse dikush është i bukur?

Edhe pse mund të duket se standartet e bukurisë që kemi sot mund të na duken se janë universal, në fakt është e kundërta. Trupi “perfekt” i femrës ka ndryshuar drastikisht ndër vite edhe pse forma natyrale trupore ka ngelur po e njëjtë.
Kështu herës tjetër që ndjeheni se nuk keni trupin “perfekt”, kujtohuni që “perfeksioni” është një ideal kalimtar i destinuar të ndryshojë dhe të transformohet nga një brez tek tjetri.

Epoka e Paleolitit

the-paleolithic-era.jpg

Një nga shembujt më të hershëm të artit që është zbuluar, është gjithashtu edhe një simbol primitive i femrës ideale. E kuptoni dhe ju vetë që ajo nuk ka asgjë të përbashkët me modelet e sotme. Venusi I Willendorf-it është një statujë e gdhendur 24.000- 22.000 p.l.k si një paradigmë e pjellorisë.

Antikiteti Grek

ancient-greece.jpg

Një trup i shëndetshëm është konsideruar një trup i bukur 500-800 vite p.l.k, edhe pse më i dobët që nga epoka e Paelolitit.

Rilindja Italiane e hershme

the-early-renaissance-era.jpg

Artistët e Rilindjes kërkonin të largoheshin nga modestia dhe vlerat strikte fetare të Mesjetës. Kështu nga 1300-1500 ata filluan të pikturonin trupa të zhveshur ku shfaqnin figurën sensuale dhe pjellore femërore. Ato ishin të kolme, me lëkurë të zbehtë dhe me fytyra të rrumbullakosura.

Epoka Elizabetiane

the-elizabethan-era.jpg

Në kohën e mbretëreshës Elizabet (1558) nisi epoka e grimit. Edhe pse gjatë asaj kohe femrat me makjazh konsideroheshin “të përdala”, Elizabeta i hodhi poshtë këto gjykime dhe tregoi se bukuria vinte pikërisht nga lyerja e fytyrës (sidomos e bardhë). Sa më e zbardhur lëkura e një njeriu, aq më klasike bukuria e tij.

Revolucioni Francez

post-french-revolution-into-the-late-18th-century.jpg

Gjatë kësaj periudhe (më 1789) grimi u zëvendësua më një pamje më natyrale deri në momentin që kujtimet e revolucionit filluan të veniteshin dhe makeup-i të hynte përsëri në lojë.

Epoka Vikotriane

victorian-era.jpg

Gjatë sundimit të Mbretëreshë Vikotorias, femrat visheshin dhe dukeshin modeste pa asnjë shprehje personale. Ideja e gjithë kësaj ishte se roli i femrës në shoqëri ishte të dukej, por jo të fliste, të shprehte mendimin e saj dhe të punonte. Pamje e dobët, e zebhtë, me pak fjalë kjo ishte bukuria e asaj kohe.

Një shekull më vonë

bce3fa56-615b-40a6-8a80-d5530b6dd8fc_560_420.jpg

Gjatë viteve 20’ trupi i femrës ndryshoi dhe mori një pamje më mashkullore. Për herë të parë trupi i kolmë dhe pjellor ishte komplet jashtë. Vajzat donin të dukeshin pa hije, me gjoks të vogël dhe me flokë të shkurtër.

Vitet 30’ dhe 40’ 

the-30s-and-40s.jpg

Fatkeqësisht me përfundimin e viteve 20’ dhe me ardhjen e Depresionit të Madh në SHBA, moda kaloi në vend të dytë. Shumë femra nuk kujdeseshin aspak për linjat trupore dhe ishin paksa më të mbushura.

Vitet 50’ deri në vitet 60’

the-50s-to-early-60s.jpg

Depresioni dhe Lufta e Dytë Botërore ishin histori dhe pas shumë kohësh Amerika po rimëkëmbëj ekonomikisht. Njerëzit ishin në humor për të festuar sërish dhe me këtë kënaqësi, ishin paksa edhe më të mbushur. Figura e femrës i ngjante orës së rërës (si Kim K, por më elegante).

Nga vitet 60 deri në vitet 90’

the-late-60s-to-the-90s.jpg

Ishte koha kur filluan të lakmoheshin përësri trupat e hollë. Madje sa më e dobët dhe e gjatë aq më e bukur…

Grimi ishte gjithashtu një “must” bukurie dhe me modelet si Twiggy dhe Kate Moss hyri në modë ideja se femra e hollë dhe e gjatë ishte ajo ideale. Për fat të mirë kemi hyrë në një epokë ku media përkrah diversitetin racial dhe llojet e ndryshme të trupave edhe pse kërkon ende punë.

o-DOVE-REAL-BEAUTY-facebook.jpg

Nëse trupi juaj nuk konsiderohet “perfekt” në kohët e sotme, epo, kujt i bëhët vonë?! Perfeksioni është një iluzion që nuk mund të arrihet. Qëndroni pozitive me trupat tuaj dhe dashuroni çdo aspekt të tij.

Article Logic
Execution time: 0.0036511421203613