INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përcillen për në banesën e fundit 8 viktimat e masakrës së Selenicës, amaneti kryefamiljarit të vrarë...

Përcillen për në banesën e fundit 8 viktimat e masakrës së Selenicës, amaneti kryefamiljarit të vrarë...

Publikuar më: 12:59 11-08-2018

U përcollën për në banesën e fundit 8 anëtarët e famiiljes Zykaj të ekzekutuar nga vrasësi gjakatar 24-vjeçar Ritvan ZYkaj i cili i ekzekutoi me kallashnikov në shtëpinë e tyre.

Mes dhimbjes së papërshkruar, kujës, lotëve 6 arkëmorteve në ngjyrë kafe dhe 2 të bardhë, ku prehen Sara dhe Ledjoni, motra 17 vjeçe dhe vëllai vetëm 6 vjeç u është dhënë lamtumira e fundit.

Ata do të prehen mes pemëve të ullinjëve, që janë simbol i paqes.

Ishte amaneti kryefamiljarit të vrarë Demir Zykaj i cili kërkonte të varrosej në tokën e tij kur të vdiste.

Ndërkohë, në ceremoninë e varrimit janë mbajtur edhe fjalime prekëse, ku është kërkuar që shteti të dënojë autorin e krimit të rëndë.

Ngjarja e Selenicës cilësohet si nga më të rëndat që është dëgjuar në këto 30 vitet e fundit duke tronditur mbarë opinion publik.

Article Logic
Execution time: 0.003715991973877