INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përcillet mes lotësh në banesën e fundit Anxhelina Petro[FOTO]

Përcillet mes lotësh në banesën e fundit Anxhelina Petro[FOTO]

Publikuar më: 13:08 09-01-2019

Është varrosur sot Anxhelina Petro, që u vra barbarisht nga babai i saj, Aleko Petro. Trupi i 29-vjeçares doli në orën 11:00 nga banesa e nënës së Anxhelinës dhe kortezhi kaloi në këmbë drejt varrezave të Suelasit në dalje të Beratit. Në ceremoninë mortore, ndodhej edhe motra e Anxhelinës, Klea, e cila mbante në duar fotografinë e saj. Anxhelina Petro, 29 vjeçe, nga Berati u vra barbarisht nga babai i saj, në shtëpinë e tij në Korfuz. Pas vrasjes, i ati e groposi vajzën në oborrin pas shtëpisë, ndërkohë që në një rrëfim për mediat greke ai shprehu pendim për ngjarjen e rëndë dhe se për të “qetësuar shpirtin e vajzës” tha, më varni në mes të Korfuzit. Shkak i kësaj vrasjeje makabër u bë lidhja e të resë me një shtetas afgan.

annnnok.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0019538402557373