INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përcillet për në banesën e fundit Aleksandër Ndoka, i biri me pranga

Përcillet për në banesën e fundit Aleksandër Ndoka, i biri me pranga

Publikuar më: 14:48 10-12-2017

Këtë të dielë i është dhënë lamtumira e fundit Aleksandër Ndoka i cili u gjet i vrarë një ditë më parë në Lezhë.

Në ceremoninë e vëllait të ish-deputetit Arben Ndoka kanë qënë prezente forca të shumta policie pasi ishte i pranishëm edhe djali i tij të cilit i është dhënë leje vetëm për të përcjellë babanë në banesën e fundit.

Është vënë re se Samuel Ndoka  ka qënë me duar të prangosura. Samueli Ndoka është arrestuar nga policia e Tiranës për armëmbajtje pa leje.

Aleksandër Ndoka u vra me plot 16 plumba ndërsa vijojnë hetimet për të zbuluar të vërtetën.

Policia po heton në tri pista duke nisur nga detyrat që ai ka ushtruar deri tek konfliktet e të birit.

Article Logic
Execution time: 0.0035769939422607