Është përcjell për në banesën e fundit ditën e sotme ish-ministri Dritan Prifti i cili u nda nga jeta ditën e djeshme nga një sëmundje e rëndë.
Homazhet për në nder të tij u mbajtën në Muzeun Kombëtar.
Në homazhe u paraqiten emra të njohur të politikes dhe të ekranit.
Dhe seanca e sotme parlamentare nisi me një minutë heshtje për të ndjerin.
Dritan Prifti u nda nga jeta në moshën 49-vjeçare nga një sëmundje e rëndë e gjakut.
Pavarësisht trajtimeve të shumta Prifti nuk mundi ta fitojë betejën me sëmundjen.