INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përdhunim në hotel! Habit i riu me deklaratën e tij: “Mu duk...”

Përdhunim në hotel! Habit i riu me deklaratën e tij: “Mu duk...”

Publikuar më: 18:42 21-11-2017

I riu i arrestuar dje me akuzën e përdhunimit të një vajze 13-vjecare në një hotel në dëshminë e tij, kundërshton denoncimin e bere nga e mitura, duke thënë se ai nuk ka ushtruar force e as kërcënim ndaj saj.

Nga marrja në pyetje e punonjësve të hotelit dhe kontrolli i regjistrit të hyrje-daljeve, është mësuar dhe identiteti i 32-vjeçarit nga Tirana.

Më pas, Policia e Durrësit arrestoi Tereziun me akuzën e marrëdhënies seksuale me të mitur.

Ai dyshohet se në një hotel ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen e mitur me iniciale D.P., 13 vjeçe, banuese në Krujë. Oficerët e Policisë kanë marrë në pyetje 32-vjeçarin në lidhje me ngjarjen për të cilën akuzohet, ku ai ka pohuar se vajza i kishte ngritur dorën teksa ishte duke lëvizur me makinë.

“Nuk e njihja. Ajo më ngriti dorën dhe unë e përshëndeta. I kalova afër dhe i thashë nëse dëshironte të futej në makinë. Ajo pranoi dhe kështu vazhdoi më tej dhe përfunduam në hotel. Nuk e kisha idenë e moshës. Ajo nuk refuzoi kur i kërkova të shkonim në hotel. Ajo tregonte shumë më e madhe në moshë sesa ishte realisht”, ka pohuar Tereziu.

Grupi hetimor është në pritje të ekzaminimeve për të vërtetuar nëse e mitura është defloruar.

Denoncimi për zhdukjen e 13-vjeçares u bë nga motra e saj e madhe. Familjarët, të shqetësuar fillimisht, kanë kryer vetë kërkime, por me gjithë angazhimin e të njohurve, nuk mundën të binin në gjurmët e 13-vjeçares dhe më pas iu drejtuan Policisë.

Article Logic
Execution time: 0.0037491321563721