INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përdhunimi i 12 vjeçares, nëna: Mos e shtyni vajzën të denoncojë

Përdhunimi i 12 vjeçares, nëna: Mos e shtyni vajzën të denoncojë

Publikuar më: 13:00 17-09-2016

Selvi Yzeiraj, nëna e 12 vjeçares së përdhunuar, është arrestuar në muajin janar të këtij viti sëbashku me gjashtë  gra të tjera gjatë një operacioni për shkatërrimin e një baze prostitucioni, por ajo i ka mohuar këto akuza. E marrë në pyetje nga organi i akuzës nëna që shfrytëzonte vajzën, ka bërë rolin e viktimës, duke kërkuar mëshirë më mënyrë që ta linin të lirë, sepse kishte një vajzë të mitur, për të cilën duhet të kujdeses, pasi ajo ishte e sëmurë.

“Ju lutem më lini të lirë, unë kam një vajzë të vogël, e cila as nuk ha po të mos më ketë mua afër. Ajo vuan dhe nga sëmundjet, humb herë pas here ndjenjat dhe duhet të kujdesem për të. I duhet kujdesi im, është fëmijë pa baba.” Jo ka qënë deklarata e Selvie Yzeirajt pas arrestimit dhe kjo alibi duket se e ka prekur trupin gjykues dhe ka vendosur ta lërë të lirë.

Në bazë të përgjimeve, një ditë para arrestimit, Selvia u është përgjigjur disa telefonatave të bëra nga familjarët e saj, të cilët ishin vënë në dijeni nga mbesa e tyre për abuzimin seksual nga njerku.

Vëllezërit kanë kërkuar llogari të motrës pse ajo nuk ua kishte treguar këtë ngjarje të rëndë. Por ajo u është lutur të mos e bënin fajtore pasi kishte frikë publikimin e skandalit. Madje ajo u ka kërkuar vëllezërve të saj “ mos e shtyni vajzën të denoncojë, se ky muhabet do të harrohet”.

Dy ditë më parë, në dosjen e hetimit u shtua edhe përgjigja e Mjekësisë Ligjore të Tiranës që vërtetoi se ndaj të miturës nuk ishte abuzuar vetëm nga Ilmi Hoxha por edhe nga të tjerë.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0035688877105713