INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përdhunimi i 16-vjeçares, Kosova në protestë: Në luftë na dhunuan serbët, sot policët tanë

Përdhunimi i 16-vjeçares, Kosova në protestë: Në luftë na dhunuan serbët, sot policët tanë

Publikuar më: 12:49 07-02-2019

Në mbështetje të së miturës nga Drenasi, e cila raportohet se u abuzua seksualisht nga mësuesi i saj dhe më pas nga polici, kanë dalë në protestë qindra qytetarë.

Me pankarta në duar “Bac, na nxijtën ftyrën”, “Rrezik, zonë e pedofilisë”, “Përdhunuesit në burg”, “Kush me na mbrojt prej policisë”, “Viktima e rradhës???”, “Shtet përdhunues”, “Duhesh me m’msu, jo me m’abuzu”, “Orari mësimor, ora e parë fizikë, e dyta përdhunim”, protestuesit kërkuan drejtësi për të miturën.

Protestuesit kërkuan nga policët që të bashkohen në protestë, e cila po mbahet pikërisht duke kërkuar drejtësi për të miturën, e cila dyshohet se u përdhunua nga një polic i Kosovës.

Njëri nga të moshuarit që mori pjesë në protestë tha se Serbia ka dhunuar femrat shqiptare gjatë luftës, e sot po dhunojnë policët. “Turp, e që ia kanë nxirë fytyrën vendit”, tha ajo e revoltuar.

Një protestues tjetër tha se në këtë rast nuk është përdhunues vetëm mësuesi dhe polici, por të gjithë të përfshirët.

Article Logic
Execution time: 0.0031599998474121