INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përdhunimi i të miturës, reagon Spiropali: Raste të tilla ndodhin kudo, PD po përdor ngjarjen për...

Përdhunimi i të miturës, reagon Spiropali: Raste të tilla ndodhin kudo, PD po përdor ngjarjen për...

Publikuar më: 11:29 05-02-2019

Elisa Spiropali ka dalë sot në një deklaratë për mediet duke folur për shifrat e basteve të mbyllura dhe fitimet që i kanë sjellë shqiptarëve mbyllja e pikave të tyre, por nuk la pa komentuar edhe përdhunimin e 13- vjeçares në Kavajë.

Spiropali ka reaguar ndaj Partisë Demokratike duke thënë se po përdorin këtë ngjarje për qëllime politike, ashtu sikurse dhe e ka quajtur një ngjarje të tmerrshme e cila ndodh kudo.

“Rast tmerrësisht i rëndë që duhet hetuar deri në fund, ajo që ndodh me përdorimin e këtij rasti nuk u besoja syve kur pashë deklaratën e PD, është dëshmi e qartë e dëshpërimit opozitar.

Policia e shtetit në rastin konkret, sapo mori denoncimin, ka filluar menjëherë hetimin, personat e përfshirë janë duke u hetuar nga Prokuroria që do bëjë detyrën e saj, agjencia për mbrojtjen e fëmijëve e kanë marrë vajzën nën kujdes. Raste të tilla ndodhin kudo edhe në Amerikë, bëhen edhe filma por kurrë asnjë parti nuk del në këto vende për ta gjetur fajtorin, shkaqet dhe pasojat te qeveria”, tha Spiropali.

Article Logic
Execution time: 0.0018351078033447