INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përdhunimi në Kavajë/ Klodiana Lala: Fajtorë Lleshaj dhe Besa Shahini

Përdhunimi në Kavajë/ Klodiana Lala: Fajtorë Lleshaj dhe Besa Shahini

Publikuar më: 09:00 08-02-2019

Përdhunimi i 13 vjeçares në Kavajë nga grupi i tetë minioreneve, ka shkaktuar diskutime të shumta në opinionin publik dhe është bërë temë diskutimi, gjerësisht nga një pjesë e madhe e emisioneve politike televizive shqiptare.

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Opinion", në Tv Klan ka bërë fajtore Policinë që nuk ka reguar menjëherë, pasi një reagim i menjëhershëm mund të parandalonte ngjarjen.

Gazetarja është shfaur e pakënaqur edhe ndaj heshtjes së krerëve të dy dikastereve, përkatësisht ministres së Arsimit dhe homologut të saj të Brendshëm. 

“Policia është fajtore e drejtëpërdrejtë për zbulimin me kaq vonesë të ngjarjes në një kohë që për këtë ngjarje kishin dijeni mbi 15 persona. Policia ka qëndruar kafeneve dhe nuk donte t’ja dinte se cfarë bëhet përreth. Ata duhej ta hetonin, zbulonin dhe trajtonin këtë cështje dhe jo të ndërhynte pasi të jetë zbuluar gjithcka. Shprehem e indinjuar ndaj qëndrimit të Sandër Lleshit, që nuk ka marrë asnjë masë ndëshkuese ndaj vartësve të tij të Kavajës. Asnjë masë nuk ka marrë edhe ministrja e Arsimit Besa Shahini, ”- është shprehur Lala.

Article Logic
Execution time: 0.0017960071563721