INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përdhunimi në Kavajë, PD: Fshehët krimin. Lleshaj: Bëmë arrestime, jo publicitet

Përdhunimi në Kavajë, PD: Fshehët krimin. Lleshaj: Bëmë arrestime, jo publicitet

Publikuar më: 15:19 06-02-2019

Ngjarja e rëndë e Kavajës, ku një vajzë vetëm 13 vjeçare u përdhunuar nga së paku 7 nxënës të shkollës pasi u shantazhua me një video ka shkaktuar debate të ashpra sot në komisionin e Medias, mes ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe opozitës.

Debati
Lleshaj: Dhunuesit e Kavajës janë proceduar në çastin zero kur ka marrë njoftim dhe janë arrestuar para se ky fakt të jetë bërë publik, ju flas me përgjegjësi shtetërore.

Vokshi: Besuan ish-kryeministrin shqiptarët

Lleshaj: Personat janë arrestuar para se të bëhej publike, por nuk ka ndërmarrë hapa për ti bërë publicitet kësaj gjëje të shëmtuar, të neveritshme kriminale, ajo është e fundit në radhë përballë një vepre të tillë që na bën të ndihemi keq si shoqëri, nuk e bëri policia atë, ju bëni komision hetimore për atë, policia reagoi me profesionalizëm, nuk ka bërë publicitet, se nuk meriton publicitet, por përgjegjshmëri.

Vokshi: Policia e Shtetit e ka për detyrë të nxjerrë deklarata zyrtare, ama ju informoni publikun për ngjarjet që ndodhin dhe policia ka heshtur, e ka fshehur krimin, deri sa u bë publik nga ish kryeministri. Pse e fshehët ju një krim monstruoz

Noka: Në cilën datë e keni bërë ju shoqërimin, në cilën datë bëtë procedimin? Nuk është shoqëruar dhe ndaluar asnjë person para se Berisha ta bënte publike, mos gënjeni se të ndodhë krimin, është krim, por të gënjesh është trefish krim.

Article Logic
Execution time: 0.0037150382995605