INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përdhunoi 54 pacient mes tyre dhe një 13 vjeçare, arrestohet mjeku

Përdhunoi 54 pacient mes tyre dhe një 13 vjeçare, arrestohet mjeku

Publikuar më: 10:52 06-08-2017
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Londrës. Një mjek i një spitali në lindje të qytetit akuzohet se ka përdhunuar 54 persona mes tyre dhe një vajzë 13 vjeçare. Sipas "Daily Mail" mjeku Manish Shah 47 vjeç abuzonte me viktimat në shumicën e rasteve kur ato ishin të pandërgjegjshme. Mbi 47-vjeçarin rëndojnë gjithsej 118 vepra penale. 52 prej akuzave përfshijnë atë të penetrimit, në shkelje të nenit 3 të Aktit për Vepra Seksuale nga viti 2003 ne vitin 2014. Shah u akuzua gjithashtu për sulme seksuale ndaj një fëmije nën moshën 13 vjeçare. Shkeljet e pretenduara synonin deri në 54 viktima. Arrestimi i tij erdhi pas një hetimi të gjatë rreth 4 vjeçar.
Article Logic
Execution time: 0.0046801567077637