INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përdhunoi të miturën në Divjakë, kapet në Kapshticë 32-vjeçari

Përdhunoi të miturën në Divjakë, kapet në Kapshticë 32-vjeçari

Publikuar më: 15:06 24-05-2016

Merr fund arratia e përdhunuesit 32 vjeçar, i cili dhunoi seksualisht një të mitur në Divjakë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak ditë më parë, ndërsa policia kishte shpallur në kërkim 32 vjeçarin Shkëlzen Prifti, cili dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur. Mësohet se 32 vjeçari Shkëlzen Prifti është njohur me të miturën 15 vjeçare në rrjetin social “facebook”. Ata pas komunikimit në facebook, kanë vendosur të takohen në plazhin e Divjakës, ku 32 vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë më të miturën në datën 5 maj.
Ka qënë 15 vjeçarja ajo që ka denocuar disa ditë më vonë këtë ngjarje të rëndë në Polici, ndërsa tashmë 32 vjeçarit i janë vënë prangat. Sipas burimeve të policisë, Prifti është ndaluar në doganën e Kapshticës, teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria.

Article Logic
Execution time: 0.0036640167236328