INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përdhunoi vajzën në pyll, ja alibia e babait mostër

Përdhunoi vajzën në pyll, ja alibia e babait mostër

Publikuar më: 10:29 20-08-2016

Babai i cili u kthye në tmerrin e jetës së vajzës së tij, ka rënë në prangat e policisë pas 122 orë kërkimesh. Ngjarja e rëndë është shënuar në një zonë të pyllëzuar të fshatit Kastriot, ndërsa vajza u gjet nga policia në shtëpinë e xhaxhait të saj, në gjendje të rëndë psikologjike. Policia bën me dije se ditën e djeshme mbi bazën e një informacioni të marrë në rrugë operative në një fshat të Njësisë Administrative Kastriot, një minorene ndodhej në gjendje të rëndë psikologjike.

“Shtetasja E.P, 15 vjeçe ishte në gjendje të rëndë psikogjike dhe ndodhej tek banesa e xhaxhait të saj. Nga veprimet paraprake kanë konstatuar se kishin të bënin me një rast të kryerjes së marrëdhënieve seksuale me persona në gjini”, citon Policia.

E ndodhur në këto kushte shtetasja E.P është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Dibër ku në prani të Psikologut, Prokurorit dhe të njerkës së saj është marrë në pyetje.

Vajza rrëfeu mes lotësh se të enjten rreth orës 11:00, poshtë fshatit Kastriot Dibër në një vend të pyllëzuar babai i saj biologjik, Guri Përgjegji ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të. Pas aktit ai është larguar menjëherë në drejtim të pyllit.

Ekspertiza mjeko- ligjore paraprakisht ka konfirmuar kryerjen e kësaj vepre penale.

Babi monstër ka dhënë alibinë e tij rreth kësaj ngjarje shokuese. “Gruaja dhe vajza kanë bashkëpunuar kundër meje”. Kjo është deklarata që dha dje për Policinë e Dibrës, Guri Përgjegji, babai që akuzohet nga e bija 15 vjec se ai e ka përdhunuar. Burime pranë Drejtorisë së Policisë Dibër sqarojnë se Përgjegji nuk e ka pranuar ngjarjen, por ka ngritur alibi se vajza dhe njerka kanë bashkëpunuar me njëra­-tjetrën për ta burgosur atë.

Vajza e mitur jetonte prej vitesh me babain dhe njerkën, por makthi më i madh i jetës nuk u kthye kjo e fundit, por gjaku i saj, i ati.

Article Logic
Execution time: 0.0035159587860107