Një ngjarje e rëndë është shënuar në Berat. Nga të dhënat e policisë mësohet se një 49 vjeçar nga Kuçova është arrestuar nga uniformat blu të qytetit të Beratit, pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 13-vjeçare me inicialet B.G. Ngjarja është rënduar për 49 vjeçarin Aliosha Emini pasi ka tentuar të trafikojë për prostitucion një vajzë tjetër 19 vjeçare me inicialet A.G.
Njoftimi i policisë:
“Tenton të trafikojë një 19 vjeçare për ta shfrytëzuar për prostitucion, kryen marrëdhënie seksuale me dhunë me një 13 vjeçare, arrestohet nga policia 49 vjeçari nga Kuçova.
Nga Specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme, pas një hetimi disa mujor me metoda speciale të hetimit u bë arrestimi i shtetasit:
A.E, 49 vjeç, banues në Kuçovë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka tentuar të trafikojë për ta shfrytëzuar për prostitucion shtetasen A.G. 19 vjeçe, si dhe dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me shtetasen B.G, 13 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale “Trafikim i të rriturve” dhe “Marrëdhënie seksuale me të mitur”, parashikuar nga nenit 110/a e 100/2 të Kodit Penal”.