Një 13 vjeçare është dhunuar fizikisht, psikologjikisht por dhe seksualisht nga njeriu që duhet të mbronte. Ngjarja e rëndë është denoncuar në qytetin e Durrësi, ku pas ndërhyrjes së policisë është arrestuar babai 56 vjeçar. Sipas të dhënave të uniformave blu, 56 vjeçari nga Durrësi është arrestuar pas kallëzimit të bërë nga vajza e tij e mitur, e cila pretendon se ka kryer vepra të turpshme.
Njoftimi i Policisë:
“Në pranga u vu Qamil Lushi pasi vajza e tij e mitur shtetësia L.L. 13 vjeçe e kallëzoi dhe ka pohuar se babai ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj dhe ka kryer vepra të turpshme. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e autorit të dyshuar iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale një armë zjarri pistoletë e modifikuar dhe 4 fishekë çiftje,të cilët i mbante pa leje. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Vepra të turpshme”, “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”dhe”Dhunë në familje”parashikuar në nenet 108, 278 dhe 130/a të Kodit Penal”.