INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përdhunuan 13-vjeçaren, arrestohen 7 adoleshentët. Policia asnjë deklaratë për ngjarjen...

Përdhunuan 13-vjeçaren, arrestohen 7 adoleshentët. Policia asnjë deklaratë për ngjarjen...

Publikuar më: 14:06 03-02-2019

Gjykata e Kavajës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 7 adoleshentë të arrestuar një ditë më parë për abuzimin seksual në grup me një të mitur 13-vjeçare në shkollën “Rilindja” në Kavajë. Ndërkaq mësohet se në kërkim është shpallur dhe një 15 vjeçar tjetër.

Kujtojmë se policia e ka mbajtur të fshehtë ngjarjen dhe nuk ka bërë asnjë deklaratë për të. Rasti u publikua në media falë denoncimit në Facebook nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Postimi te ish kryeministri Sali Berisha dje!

Përdhunohet nxënësja, fshihet krimi! Ndaj përdhunuesve nuk merret asnjë masë, anëtarësohen në FRESSH-in kanabist.
Lexoni mesazhet e qytetarëve dixhital! sb

Doktor përshëndetje. Jam një zonje nga Kavaja. Dua të denoncoj mënyrën flagrante se si drejton sot ZA e Kavajës zonja Sonila Peza. Prej 2 muajsh në shkollën 9-vjeçare “Rilindja” 8 nxënës të asaj shkolle kanë përdhunuar një vajzë. ZA dhe drejtoresha e saj nuk kanë mare asnjë masë për këtë skandal. Kemi frikë të çojmë fëmijët në shkollë. Këto janë drejtoreshat e shkollave te rilindjes. Ju lutem publikojeni.

Përshëndetje doktor Berisha. Në shkollën 9-vjeçare “Rilindja “Kavajë përpara 1 muaji u përdhunua nga një grup prej 8 djemsh një vajzë 13-vjeçare. Kjo ngjarje është mbajtur e fshehte nga të gjithë instancat. E gjithë qyteti e di. Respekte. Ju lutem anonim pasi ju e dini sh mirë se çfarë ndodh më pas.

Article Logic
Execution time: 0.0040850639343262