INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përdhunuan dy të mitura, policia vendos në pranga tre persona, mes tyre dhe një shqiptar

Përdhunuan dy të mitura, policia vendos në pranga tre persona, mes tyre dhe një shqiptar

Publikuar më: 17:23 31-08-2018

Policia italiane ka vendosur në pranga tre persona mes të cilëve dhe një shqiptarë,për përdhunimin e dy vajzave të mitura.

Sipas raportimeve të mediave fqinje ngjarja ka ndodhur në brigjet të liqenit Como të Menaggios.

Dy vajzat 17-vjeçare kishin shkuar për pushime në Menaggio, dhe kishin kaluar mbrëmjen në një lokal, ku kishin takuar dhe djemtë të cilët kishin ofruar ti shoqëronin në shtëpi me makinë.

Pas largimit tre djemtë kanë abuzuar seksualisht me të miturat, të cilët menjëherë pas ngjarjes janë drejtuar policisë.

Ngjarja ka ndodhur në fillim të gushtit, por pas hetimeve të kryera dhe identifikimit të autorëve, ditën e sotme policia ka bërë të mundur arrestimin e tre abuzuesve, ndërsa po punohet për kapjen e një tjetri.

Article Logic
Execution time: 0.0037050247192383