INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përdhunuan në GRUP të MITURËN/ Si nisi SHANTAZHI ndaj 13-vjeçares në Kavajë

Përdhunuan në GRUP të MITURËN/ Si nisi SHANTAZHI ndaj 13-vjeçares në Kavajë

Publikuar më: 13:38 07-02-2019

Ngjarja me përdhunimin e vajzës 13 vjeçare nga Kavaja, ka tronditur mbarë opinionin publik dhe sëfundmi publikimi i dosjes së prokurorisë ka thelluar edhe më tutje skandalin e madh.

Balkanweb ka publikuar DETAJE nga dosja e prokurorisë e cila bazohet mbi dëshmitë e personave të përfshirë në ngjarjen që tronditi mbarë opinionin publik, thuhet se e mitura është afruar me një shok klase përmes Instagramit, në fillim të vitit shkollor, shtator 2018. Referuar dosjes, e cila ndërton të gjithë kronologjinë e ngjarjes të nisur në shtator të vitit të kaluar, e mitura ka nisur komunikimin me shokun e saj të klasës lidhur me një ese, ndërsa po përmes bisedave në rrjetet sociale ato janë afruar më shumë njëri tjetrin. Në tetor në ditën e lindjes së tij, djali i ka kërkuar vajzës të kryejnë marrëdhënie seksuale, moment i cili është filmuar përmes telefonit nga 14 vjecari. Përmes videos djemtë i kanë bërë shantazh të miturës, për të kryer marrëdhënie seksuale, ose në të kundërt do të përhapnin videon duke vënë në dijeni prindërit e saj dhe mësuesen. Në dosje thuhet se 14-vjecari u ka marrë para djemve të tjerë para për të blerë lojëra elektronike.

e_miturafakte.jpg

Prej tetorit e deri në janar, e mitura ka qenë nën shantazhin e djemve, duke pranuar të kryejë marrëdhënie me ta, nga frika se video do të përhapej edhe te prindërit e mësuesja kujdestare. Të vetmit që kanë reaguar në këtë histori janë shoku i bankës së vajzës, i cili edhe pse ishte pjesë e grupit të djemve, i sugjeroi asaj t’iu tregonte prindërve, ndërsa sanitarja e shkollës që ishte nëna e këtij djali, zbuloi në telefonin e këtij të fundit sms-të e djemve, dhe njoftoi mësuesen.

Duke shfletuar dosjen e gjykatës shihet një tjetër fakt i rëndë, sipas të cilit mësuesit, drejtuesit e shkollës dhe psikologia kishin dijeni për ngjarjen e rëndë të paktën 5 ditë përpara se familja e vajzës të bënte denoncimin në polici. Ata janë mjaftuar vetëm me informimin e nënës dhe takimin me të.

dosjajaje.png

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0042209625244141