INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përdhunuan të miturën, dalin para gjykatës adoleshentët. Një nga prindërit humb ndjenjat

Përdhunuan të miturën, dalin para gjykatës adoleshentët. Një nga prindërit humb ndjenjat

Publikuar më: 10:43 04-02-2019

Adoleshentët të cilët janë akuzuar për përdhunimin në grup të një minoreneje nga Kavaja, janë dërguar sot para Gjykatës.

Bëhet me dije se në momentin që adoleshentët janë dërguar para togave të zeza nga policia, nëna e njërit prej të rinjve ka pësuar gjendje të fikëti.

Para gjykatës janë paraqitur dhjetëra familjarë të të rinjve, të cilët abuzuan seksualisht me minorenen, e cila ishte nxënëse e shkollës 9 vjeçare “Rilindja” në Kavajë.

Përpara nisjes se seancës gjyqësore ka pasur tensione mes familjarëve dhe mediave, ku nuk kanë munguar kërcënimet ndaj gazetarëve. Familjarët kanë ofenduar përfaqësuesit e mediave duke ju thirur: “Largohuni, maskarenj”.

Article Logic
Execution time: 0.0042099952697754