Që të vegjël e ndiejmë nevojën e shkëmbimit të emocioneve edhe një fëmijë kërkon të falë ndjenjë mes puthjeve që i jep nënës së tij.
Secili prej nesh ka provuar të puthë, të pakten një herë në jetën e tij.
Puthja është një veprim që të gjithë e shijojnë. Nëse nuk do të pëlqehej, askush nuk do të puthte gjithë jetën. Nje puthje ka emocion, ka ndjenjë, pasion, dashuri, mall dhe për më tepër magji. Të gjithë e dimë shumë mirë, nëse duam dikë do të dëshironim shumë ''ta puthnim". Është mënyra më e bukur ,ndoshta dhe e vetme, për të treguar dëshirën e madhe, për të qënë me intimë me njeri - tjetrin.
Emocionin e një puthjeje, dikush mund ta shohe edhe si "Prelud të mbathjeve që fluturojnë". E kjo dalëngadalë kalon në eksitim...
A puthim vërtet?
Sigurisht, ka dhe nga ata, që puthjen e kanë thjesht “mjet” dhe jo sepse vërrtet ndjejnë të puthin, në nji moment, por jo vetem...
Puthja nuk është entuziazmuese vetëm për të dashuruarit, por edhe për mjeket, pasi sipas tyre, puthjet ndihmojne në forcimin e sistemit imunologjik, pa përmendur faktin që puthjet ngadalësojnë edhe plakjen.
Për ata që ndihen dhe janë të dashuruar, por ende nuk e kanë shprehur, përfitoni sot në Ditën Ndërkombëtare të Puthjes, të dhuroni atë që ju ndjeni!