Nuk është e pazakontë që shumë pej personazeve të showbizz-it të përdorin photoshop apo programe të tjera përe modifikimin e fotove, sigurisht për të theksuar tiparet e tyre e për t’u dukur mirë.
Në fakt jo vetëm yjet e showbizz-it, po çdo njeri vendos që në rrjetet sociale të tregojë anën e tij më të mirë dhe të duket sa më I kuruar dhe kjo është më se normale.
E ndërkohë që të gjithë bëjmë ‘paktin me djallin’ duke treguar gjithmonë anën perfekte tek miqtë e ndjekësit në rrjete sociale, janë pikërisht të fashmit ata që “kryqëzohen” menjëherë se përse nuk promovojnë bukurinë natyrale apo fytyrën e trupin e tyre të vërtetë.
Rrjedhimisht shumë prej të famshmëve, të vendosur para një presioni të tillë, mohojnë përdorimin e programeve të ndryshme për modifikim, por ka dhe nga ajo pakicë, që jo vetëm e pranojnë realitetin ashtu siç është por dhe ua përplasin në fytyrë të vërtetën e hidhur të gjithëve, dhe duhet t’i përgëzojmë.
Këtë gjë ka bërë së fundmi dhe Enca e cila si zakonsiht e drejtpërdrejtë dhe pa dorahska ka vendosur t’u kthehet komenteve të vazhdueshme se përdor photoshop në fotot e saj në Instagram.
"Ne rradhe te pare ne 2018 quhet facetune, kush perdor fotoshop akoma? Si cdo vajze tjeter ne instagram postoj fotot ku dukem me mire, pozoj me mire dhe si cdo vajze tjeter i rregulloj fotot para se t'i postoj. Ndryshe nga vajzat e tjera qe ju njihni, pervec fotove qe postoj vete, postohen me dhjetera foto dhe video perdite nga evente te ndryshme, ne kende te ndryshme, gjendje te ndryshme, ne ndricime te ndryshme, duke kenduar, kercyer, e djersitur, e lodhur, pa mendje, ne qejfin tim etj. Sa nga keto foto behen te famshme? Sigurisht jo aq shume ato ku kam dale mire apo sic jam, sepse portalet dhe mediat nuk fitojne para me titullin ‘Sa bukur duket Enca’. Por ju shihni shpesh te promovohen ne menyre agressive foto te atyre momenteve te tjera, disa prej tyre te edituara per te me bere te dukem keq dhe e dini cfare? S’me plas fare dhe s’kam pse t’i jap shpjegime askujt. E dua kaq shume veten sic jam sa nuk e keni idene. Fakti qe i fus nje blur ndonje celuliti te vogel apo gjera te tilla s’do te thote qw se dua veten. Vetem me thoni, kush eshte ajo qe poston foto te keqija te vetes? Por kur me shihni live, te gjithe bini ne dashuri me kete bukuri mahnitese, e sheh sa shume e dua veten apo jo", ka shkruar Enca.