Shefi i njohur i kuzhinës Renato Mekolli ka qënë një nga personazhet më të përfolur në të gjitha mediat rozë në javët e fundit. Sjellja e tij arrogante dhe e ashpër është komentuar gjithandej si aspak e përshtatshme për në kuzhinë. E një ndër konkurrentët “më problematikë” që debatonte shpesh herë me Renaton sa në shumicën e rasteve nuk e mbanin nervat dhe shpërthente ndaj tij ishte Erioni i cili tashmë është eliminuar.
I ftuar në emisionin e Bieta Sulos, Erioni tha se ka një mesazh për shefin.
Duke qeshur, ai tha:
Bravo të qoftë që hape një vend pune si pjatathyerës, se njerëzit kanë nevojë për punë dhe t’i hape një vend të ri”.