INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përdorni letra të lagura për fëmijët tuaj? Ja kimikatet e dëmshme që gjenden në to

Përdorni letra të lagura për fëmijët tuaj? Ja kimikatet e dëmshme që gjenden në to

Publikuar më: 12:44 16-02-2017

Letrat e lagura mund të jenë praktike kur jeni në lëvizje me fëmijët tuaj, por a janë me të vërtetë të rekomanduara për pastrimin e lëkurës?

Këto letra janë aq të zakonshme dhe përdoren gjerësisht sa shumica e prindërve as nuk do të vinin në dyshim sigurinë e tyre. Duket se mund të përdoren për gjithçka, por ekspertët kanë ndaluar rreptësisht vetëm një përdorim – të fshish fytyrën e bebit me to!

Hulumtimet kanë treguar se letrat e lagura janë larg të qenurit të rrezikshme kur është fjala për lëkurën e fëmijëve, por një studim zbuloi se vetëm një përbërës mund të vendosë shëndetin e vogëlushëve tuaj në rrezik. Dr. Mary Wu Chang, mjeke dermatologe dhe pediatre në Universitetin e Connecticut provoi se Methylisothiazolinone (substance kimikate) mund të shkaktojë alergji tek bebet e fëmijët.

Ajo që duhet të bëni është të kontrolloni nëse letrat e lagura përmbajnë përbërës të dëmshëm si ai që përmendëm më lart. E për fat të keq, ky nuk është shqetësimi i vetëm pasi shumë letra të lagura përmbajnë fragranca të ndryshme, derivate të kimikateve sintetike. Ajo që mjekët rekomandojnë është të shmangni sa më shumë përdorimin e këtyre letrave e mundësisht t’i zëvendësoni me peceta të thata.

Article Logic
Execution time: 0.0020411014556885