INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përdorni pilulat kontraceptive? Ja çfarë duhet të dini për to

Përdorni pilulat kontraceptive? Ja çfarë duhet të dini për to

Publikuar më: 11:37 23-03-2017

Mesa duket nuk shërbejnë vetëm për të parandaluar shtatzaninë.

Mund të lehtësojë dhembjet e endometriozës
Simptomat e endometriozës bëhen më të përballueshme nga përdorimi i pilulës pasi ajo sjell një pakësim të menstruacioneve, gjë që do të thotë më pak dhembje.

 

Mund të ruajë gjakun tuaj
Sasia e menstruacioneve ndryshon nga një femër tek tjetra por ato që përballen me shkarkime të një sasie të madhe, mund të rrezikohen nga anemia. Pilula ndihmon duke e pakësuar këtë sasi.
Do t’ju kursejë paratë e kremit pudër dhe ndoshta depilimit
Kontraceptivët shpesh rekomandohen nga mjekët dermatologë për kurimin e akneve dhe duke qenë se aknet, ashtu si edhe qimet në fytyrë shkaktohen nga nivelet më të larta të hormoneve androgjene në trup, pilula ndihmon ën balancimin e këtyre hormoneve dhe rrjedhimisht në pakësimin e akneve dhe qimeve.

Mund t’ju mbrojë nga kanceri
Sipas një studimi, marrja e pilulës për 15 vite mund të ulë drastikisht shancet e prekjes nga kanceri i vezoreve dhe ai i mitrës.

Ndihmon me sindromën e vezoreve policistike
Normalisht, trupi i një gruaje lëshon të paktën një vezë në çdo cikël por me sindromën e vezoreve policistike, vezët nuk dalin por qëndrojnë në vezore, gjë që mund të sjellë infertilitet. Zhbalancimi i niveleve të hormoneve është zanafilla e këtij problemi dhe pilulat kontraceptive mund të ndihmojnë duke rregulluar nivelet e hormoneve.

Ndihmon në qetësimin gjatë menopauzës
Normalisht, pilulat merren nga gratë në periudhë fertiliteti por marrja e tyre edhe gjatë menopauzës, mund ta bëjë tranzicionin më të thjeshtë. Pilula mban në kontroll nivelet e hormoneve dhe mund të kontrollojë afshet, gjakderdhjen e çrregullt dhe djersitjen natën.

Mund t’ju mbajë të shëndetshme gjatë periudhave të gripit
Sipas një studimi, femrat që marrin kontraceptivë oralë me estrogjen mund të kenë më shumë mbrojtje nga gripi se të tjerët. Niveli i estrogjenit tek gratë që merrnin pilulën ulte ndjeshëm sasinë e viruseve të gripit që shumohen në trup.

Article Logic
Execution time: 0.0035350322723389