INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përdorte qendrën estetike për  t'iu ofruar seks turqve, në pranga pronarja

Përdorte qendrën estetike për t'iu ofruar seks turqve, në pranga pronarja

Publikuar më: 14:28 11-02-2017

Gjatë ditës së sotme është arrestuar  pronarja e një qendre estetike në kryeqytet pasi shfrytëzonte ambientet e qendrës estetike për prostitucion.

Shtetësja me inicialet E.I 38 vjeç  është arrestuar nga policia ndërkohë 5 të tjerë,  A. B, 21 vjeçe, banuese në Tiranë, punëtore, V. Ç., 14 vjeçe, banuese në Tiranë, punëtore, B. D., 42 vjeçe, banuese në Tiranë. M. I., 32 vjeç, shtetas turk, banues Tiranë, klient, G. R., 40 vjeç, banues në Tiranë, klient dhe R. G., 30 vjeç, turk, klient, po hetohen në gjëndje të lirë.

Arrestimi i 38-vjeçares është bërë pasi nga informacionet e marra në rrugë operative në ambientet e një Qendre estetike, ku në shërbim ishte dhe masazhi dyshohej se këtë ambient e përdornin përveç shërbimeve të masazhit por edhe të ushtrohej prostitucion kundrejt pagesave ekstra masazhit.

Pronarja e kësaj qendre estetike I. E , dyshohet se organizonte punën në kamuflimin e masazheve ku kishte si objekt pune dhe marrëdhënien seksuale në forma të ndryshme ndërmjet punonjësve dhe klientëve, aktivitet ky që ushtrohej që prej 8 muajsh, ku dhomat ishin përshtatur si qendër masazhi.

Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Tiranës për veprat penale të "Shfrytëzim prostitucioni dhe mbajtje të ambientit për prostitucion".

Article Logic
Execution time: 0.0034680366516113