INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Perëndimi lë në tryezën e Vuçiç, planin për Kosovën. Nëse ai refuzon ...

Perëndimi lë në tryezën e Vuçiç, planin për Kosovën. Nëse ai refuzon ...

Publikuar më: 11:41 15-05-2018

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet perëndimore i kanë paraqitur një plan për zgjidhjen e problemit të Kosovës, presidentit serb Aleksandër Vuçiç . E përditshmja ‘Blic’ ka zbuluar se raporti me detajet konkrete i është vendosur në tryezë kreut të shtetit serb. Ky plan konsiderohet si "më i miri që është paraqitur deri tani për Serbinë, por ende i papranueshëm për Vuçiç". "Shtetet e Bashkuara dhe vendet perëndimore kanë paraqitur propozimet e tyre, por për ne ky plan nuk është mjaftueshëm i mirë", citohet një burim i paidentifikuar pranë qeverisë "i njohur me detajet e propozimit". Mësohet se Vuçiç "nuk është i kënaqur me planin dhe ende nuk u është përgjigjur atyre që e propozuan". Ai ka deklaruar se propozimet ku Prishtina merr gjithçka dhe Beogradi asgjë nuk janë opsione të pranueshme. Burimi pranë qeverisë citon se presidenti është i vetëdijshëm se kjo është një ofertë e pahijshme e Perëndimit, të cilën ai nuk mund t’ua paraqes qytetarëve. Propozimi ka mbërritur "në tryezën e presidentit serb" para se ai të nisej për në Moskë. Mendohet se Vuçiç shkoi në Rusi për këtë arsye, ndërsa kërkoi mbështetjen e presidentit rus Vladimir Putin, të cilin e informoi atë për qëndrimin e Serbisë.

Article Logic
Execution time: 0.0032448768615723