Vendet perëndimore po i kërkojnë Serbisë që t'i japë fund fushatës diplomatike që po bën tek shtetet të cilat kanë njohur Kosovën duke u kërkuar të rishohin dhe anulojnë vendimin e tyre. Ministri i Jashtëm Ivica Daçiç pohoi se Serbia ka marr mesazhin e qartë nga perëndimi. "Ajo duhet të jetë e kujdesshme në lidhje me sjelljen, në mënyrë që të mos irritojë shqiptarët". Daçiç tha se zyrtarët e Prishtinës janë ankuar të institucionet ndërkombëtare për sjelljen e Beogradit zyrtar. Zyrtari serb tha se fushata e tyre konsiderohet si e dëmshme për dialogun me Kosovën, ndërsa lobimi i tyre për njohje të reja dhe anëtarësim në organizatat ndërkombëtare jo.