Agjencia europiane për Sigurinë ajrore Easa ka lëshuar një alarm për rrugët ajrore të Mesdheut Lindor.
Të paktën kështu shkruajnë mediat ndërkombëtare.
Sipas raporteve të mediave ndërkombëtare, alarmi u lëshua “për shkak të fillimit të mundshëm të sulmeve ajrore ose detare me raketa ndaj Sirisë brenda 72 orëve të ardhshme”.
EASA gjithashtu thekson se “mundësia e ndërprerjes së radio navigimit” gjithashtu duhet të merret parasysh.
Është pikërisht sulmi me armë kimike në Siri i cili ka shtuar tensionet në Lindjen e Mesme, ndërsa SHBA së bashku me Francën janë shprehur se nuk do të rrinë duarkryq përballë regjimit të Assad dhe Rusisë.
Ndërsa një ditë më parë po mediat u shprehën se SHBA ka nisur një luftanije në ujrat siriane.