INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Perez, 370 milionë euro për goditjen e madhe në janar te Real Madrid

Perez, 370 milionë euro për goditjen e madhe në janar te Real Madrid

Publikuar më: 07:56 15-09-2018

Një merkato e dështuar ajo e Real Madrid, në mungesë totale të emrave të bujshëm. Kundër të gjitha pritshmërive, presidenti Florentino Perez nuk arriti dot t’i përgjigjet largimit të Cristiano Ronaldos, për t’i dhuruar tifozëve një blerje spektakolare, që të mund të ringjallë ambiciet e klubit spanjoll.

Por tashmë, sipas medias spanjolle “AS”, presidenti Perez ka në mendje të reagojë fuqishëm, aq sa ka rezervuar jo pak, por plot 370 milionë euro për fushatën e ardhshme të merkatos. Në kampin madrilen ishte folur edhe për Mauro Icardi, por në listën e galaktikëve qëndrojnë mbi të gjithë, Neymar dhe Mbappe.

Article Logic
Execution time: 0.003471851348877