Drejtuesit e Realit të Madridit nuk e kanë pritur mirë vendimin e federatës spanjolle të futbollit për të shtyrë ndeshjen e parashikuar të luhej të dielën e javës së kaluar përballë Celta Vigo-s në kampionat.
Takimi në kuadër të javës së 21-të në Spanjë, u anulua për shkak të motit të keq në rajonin e Galcias, duke dëmtuar madje edhe stadiumin.
Dhe vendimi për ta anuluar këtë ndeshje ka bërë që Florentino Perez të mendojë seriozisht nisjen e një fushate për të mbështetur Superligën e Evropës, e nisur fillimisht si ide nga qeveria me lartë e futbollit në kontinent, UEFA.
Sipas mediave kryesore në Spanjë, “AS” dhe “Marca”, Perez po mendon revolucionin në futbollin evropian. Presidenti i madrilenëve kërkon mbështetjen nga klubet e tjera të cilat do të marrin pjesë në këtë kompeticion në rast se realizohet, si Çelsi, Arsenal, Milan, Junajtid, Siti dhe Barcelona.