INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përfaqësimi i grave në politikë. Në vitin 2016, 15% e kryebashkiakeve ishin gra

Përfaqësimi i grave në politikë. Në vitin 2016, 15% e kryebashkiakeve ishin gra

Publikuar më: 13:52 13-06-2017

Pasi femrat morën të drejtën e votës në 1945 u bënë dhe anëtare në Parlament.
Megjithatë përgjatë viteve 1997-2005 shkalla e pjesëmarrjes së tyre nuk shkonte më shumë se 10% por pas ndryshimit të kodit elektoral në 2008 numri i femrave në parlament u rrit ndjeshëm deri ne 18%.
Nga viti 2013 deri ne vitin 2016, tendenca në rritjen e numrit të grave dhe vajzave në parlament ka vazhduar si efekt i zëvendësimit të burrave deputetë me gra deputete, si pasojë e lënies së mandateve. Si rezultat i këtij zëvendësimi në vitin 2016 kemi 24 % gra anëtare në Parlament.
Komisioni i punës dhe i çështjeve sociale janë komisionet ku femrat kanë përfaqësimin me të lart me 50% .Megjithatë dhe pse këtu është përfaqësimi më i lartë i grave, në asnjë komision pjesëmarrja e tyre nuk e tejkalon 50 %.
Në vitin 2016 numri i femrave si drejtuese të bashkive arriti shifrat e 15 % ndërsa si anëtare të këshillit bashkiak 36%

Article Logic
Execution time: 0.0035820007324219