Franca u përfaqësua këtë vit në “Eurovision” nga Barbara Pravi me këngën “Voila”, e cila u rendit e dyta në natën finale.
Së fundmi këngëtarja franceze, përmes një lidhje direkte, ishte e ftuar në emisionin “Abc e Pasdites”, ku u ndal dhe tek këngët e tjera që ishin pjesëmarrëse në festivalin europian. Ajo veçoi performancën e Gjon’s Tears, për të cilin tha se e kuptonte shumë mirë, sepse kënga ishte në gjuhën frënge.
Po ashtu, ajo dhe foli edhe për performancën shpërthyese të Anxhela Peristerit.
“Unë e takova Anxhelën gjatë provave. I fola dhe i thashë që më pëlqen shumë performanca e saj, sidomos tek pjesa e tymit që e rrethonte. Ajo është e çmendur, e çmendur në performancën në skenë. Gjoni para Eurovizionit kishte ardhur në Paris dhe u takuam në studion time. Më pëlqen shumë ai djalë”, tha Barbara.