INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përfaqësoi Shqipërinë, por Anxhela Peristeri pagoi vetë shpenzimet e majme në ‘’Eurovision’’!

Përfaqësoi Shqipërinë, por Anxhela Peristeri pagoi vetë shpenzimet e majme në ‘’Eurovision’’!

Publikuar më: 16:26 26-05-2021

Anxhela Peristeri është këngëtarja që ka përfaqësuar Shqipërinë në edicionin e sivjemë të Festivalit Evropian të Këngës.

Artistja, e cila mori pjesë me këngës ‘’Karma’’ përkundër performances fantastike nuk arriti një rezultat të kënaqshëm duke u radhitur e 21 në mesin e 26 shteteve finaliste.

 

Shqipëria u shfaq me skenografi me efekte vizuale, të kuruara në detaje, që ndiqnin dhe shoqëronin lëvizjet e Anxhelës në skenë. Mirëpo edhe pse duhet të ketë një buxhet special për performancat diçka e tillë nuk ndodh në vendin tonë, sepse RTSH-ja ka një buxhet shumë të kufizuar për prezantimin në “Eurovision”.

Ka qenë Olti Curri, tekstshkruesi i këngës, i cili zbuloi se këngëtarja i ka mbuluar vetë të gjitha shpenzimet e performancës.

”Ky buxhet është përballuar nga Anxhela. Këtu Anxhela ka pasur dëshirë dhe e ka mbuluar Anxhela. Është një buxhet që nuk është i vogël.

 

Sasha (artsitja që kuroi performancën skenike) u dashurua me performancën e Anxhelës”, tha Olti Curri në emisionin “TempOra”.

Mes tjerash Olti ka treguar se Anxhela kishte punuar fort për një prezantim sa më të mirë dhe menjëherë pas Eurosong ajo mori ftesë për një koncert në Rusi.

Article Logic
Execution time: 0.0034890174865723